Sociale

FOTOLAJM/ Me dorën tek shpata, shtatorja e Skënderbeut e punuar me mjeshtëri vendoset përballë memorialit në Lezhë

Shkruar nga Liberale

FOTOLAJM/ Me dorën tek shpata, shtatorja e Skënderbeut e punuar

Një tjetër shtatore e heroit kombëtar, Skënderbeut është vendosur përballë memorialit në qytetin e Lezhës.

Dhe pas 7 vitesh pritje, duket se vepra e skulptorit të njohur, Ardian Pepa u vendos në lulishten përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit.

Skulptori u shpreh se përmes kësaj shtatoreje, Gjergj Kastrioti paraqitet në momentin kur mblodhi princat shqiptar më 2 mars të vitit 1444.

“Jam shumë i lumtur, sepse kishte 7 vite që rrinte mbyllur. Falënderoj kryetarin e bashkisë që e bëri të mundër këtë vepër, që ishte e domosdoshme. Falënderoj edhe Paulin Zefi që është angazhuar që nga fillimi i këtij projekti. Vepra i rri shumë bukër ambientit, do të rrijë përballë memorialit”, tha Pepa.

Si përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi tha se në këtë mënyre Gjergj Kastrioti rikthehet në shtëpinë e tij.

Theksojmë se shtatorja e Gjegj Kastriotit në Lezhë ishte planifikuar të vendoset në vitin 2019-të në sheshin që mban emrin e heroit, por ministria e Kulturës hezitonte pasi zona në fjalë ishte pjesë e parkut arkeologjik dhe nuk mund të hidhej beton. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH