Sociale

Falja e namazit të Fitër Bajramit ndër vite në Tiranë, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi “Skënderbej”(FOTO)

Shkruar nga Laert MIRAKU

Falja e namazit të Fitër Bajramit ndër vite në Tiranë,

Nga Laert MIRAKU, shkrimi i publikuar për herë të parë më datë 2 maj 2022

Mëngjesi i kësaj të hëne e gjen sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me njerëz. Nuk janë njerëz që nxitojnë për punë, por besimtarë myslimanë që janë mbledhur për të falur namazin e Fitër Bajramit.

U bënë shumë vite që falja për Fiter Bajrami apo për Kurban Bajramin bëhet në shesin “Skënderbej.” Besimtar që kanë mbajtur agjërim të plotë, por dhe ata që e kanë mbajtur vetëm me ditë të caktuara bëhen bashkë dhe mblidhen për të falur namazin.

Ndoshta kjo është hera e fundit që besimtarët e bëjnë faljen e namazit në shesh dhe jo në nëpër xhamia. Çdo mysliman shqiptar është duke pritur hapjen e xhamisë së Namazgjasë për të cilën thuhet se është më e madhja në Ballkan.

Në dhjetëvjeçarin e fundit myslimanët shqiptarë kanë zgjedhur të falin namazin në sheshin “Skënderbej” ose në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”. Për faljen në hapësirat publike ka pasur reagime në media. Disa analistë këtë gjë e kanë parë si simbolike që po na largon nga Europa dhe Perëndimi. Më shumë tensionet janë rritur kur është mbuluar shtatorja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit “Skënderbeu”.

Rasti i pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 dhe masat e marra nga çdo qeveri i ka detyruar besimtarët të falin namazin në xhamitë e zonave ku banojnë duke respektuar rregullat anti-covid.

Më poshtë gjeni foto faljes së namazit me rastin e Fitër Bajramit në Tiranë.

Falja e namazit për Fitër Bajram në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në vitin 2011. Kryetar i KMSH-së, Selim Muça.

Falja e namazit për Fitër Bajram në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në vitin 2014.

Falja e namazit për Fitër Bajram në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në vitin 2015. Kryetar i KMSH-së Skënder Bruçaj.

Falja e namazit për Fitër Bajram në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në vitin 2016.

Falja e namazit për Fitër Bajram në sheshin "Skënderbej" në vitin 2017.

Falja e namazit për Fitër Bajram në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në vitin 2018.

Falja e namazit për Fitër Bajram në sheshin "Skënderbej" në vitin 2019.

Falja e namazit për Fitër Bajram në xhami për të respektuar rregullat anti-covid, në vitin 2020. Kryetar i KMSH, Bujar Spahiu.

Falja e namazit për Fitër Bajram në sheshin "Skënderbej" në vitin 2021

Falja e namazit për Fitër Bajram në sheshin "Skënderbej" në vitin 2022

Falja e namazit për Fitër Bajram në sheshin "Skënderbej" në vitin 2023

Falja e namazit për Fitër Bajram në sheshin "Skënderbej" në vitin 2024/Liberale.al

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH