Plagët e emigracionit po shoqërohen edhe me trauma në mbarë shoqërinë tonë.
Gjatë vitit të fundit, është shtuar numri i personave me probleme të shëndetit mendor por me shumë janë shtuar problematikat e tyre.
Mjeku Neuro-Psikiatër, Gjon Preçi, tregon se në Shkodër me të prekurit janë të moshuarit që jetojnë vetëm.
Është një fenomen kombëtar.
Edhe për psikologët, ky fakt është shqetësues prandaj rekomandojnë që institucionet t’u qëndrojnë më pranë.
Në censusin e realizuar vitin e kaluar, Bashkia e Shkodrës rezultoi si bashkia me rënien me të madhe të numrit të banoreve në të gjithë vendin.