Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, foli sot në lidhje me të dhënat e censit të popullsisë.
Në një deklaratë për mediet Dhuli tha se të dhënat që lidhen mbi demografinë, arsimin, shëndetësinë dhe ekonominë po përpunohen për t’iu ardhur në ndihmë më vonë qytetarëve përmes orientimit të politikave.
Ajo bëri të ditur se dhënat e censit pritet të publikohen në muajin qershor.
“Do gati për publikim në qershor. Të dhënat do të bëjnë informacione mbi demografinë, arsimin, shëndetin, duke krijuar grupe statistikash për përdorimin e tyre. Bazë e fortë për planin e politikave dhe të bëjë pamjen e programit për pamjen e jashtme të publikut”, u shpreh Dhuli.
Theksojmë se mbledhja e të dhënave në terren për censin nisi që prej 18 shtatorit dhe u mbyll pas tre muajsh. 16,9 milionë euro ishte kostoja e këtij projekti gjithëpërfshirës.