Sociale

Çadra falas për të tërë/ Qeveria sistemon hapësirat publike në Vlorë, për të rikthyer pushuesit e “tmerruar” nga çmimet

Shkruar nga Liberale

Çadra falas për të tërë/ Qeveria sistemon

Hapësira publike në plazhin e Vlorës po sistemohet dhe lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook.

Kjo nismë ka ardhur pas një lumi ankesash nga pushuesit për zonën e jugut sa i përket çmimeve dhe mungesës së hapësirave publike.  

Sipas kryeministrit, edhe çadrat janë falas, kështu që pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë në maksimum bregdetin.

“Mirëmëngjes, dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kreu i qeverisë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH