Sociale

232 raste me tuberkuloz në Shqipëri, mjekja tregon SIMPOMAT: Ku haset dhe si përhapet

Shkruar nga Liberale

232 raste me tuberkuloz në Shqipëri, mjekja tregon SIMPOMAT: Ku haset

Shqipëria po punon për të eleminuar tërësisht tuberkulozin deri në vitin 2030. Në një kohë kur Europa ka shënuar 10% më shumë raste të infektimeve tek fëmijët vendi ynë sipas ekspertëve po vijon të shënoj ulje të rasteve me tuberkuloz dhe zero fatalitete.

“Në vitin e kaluar kanë qenë të regjistruar 232 raste të reja me tuberkuloz. Është një trend në ulje krahasuar me vitet e tjera”, tha mjekja pneumologe Irma Tashi.

Po ku haset më shumë tuberkulozi?

“Rastet që janë në risk, janë rastet që janë me nivelin socio-ekonomik më të ulët, rastet që jetojnë në komunitet ku përhapja e tuberkulozit është më e shpeshtë, por edhe rastet e emigrantëve që na vinë dhe janë shtuar kohët e fundit”, shtoi ajo.

Tuberkulozi përhapet nëpërmjet spërklave në ajër që hedh një i sëmurë gjatë teshtitjes dhe kollitjes. Ai shkakton dëme ne mushkëri. Mjekët thonë se shenjat nisin njëlloj si të gjitha sëmundjet pulmonare.

“Nëse kemi një kollë që zgjat më shumë se tre apo katër javë, nëse kemi një temperaturë nën 38 që zgjat më shumë se dy apo tre javë, nëse kemi një djersitje të shtuar gjatë natës apo rënie në peshë, atëherë gjithësecili nga ne duhet të ndërgjegjësohet dhe të shkojë tek mjeku”, tha mjekja pneumologe.

Nëse do të flasim për hartën gjeografike të kësaj sëmundjeje, ekspertët thonë se shumica e rasteve janë në Tiranë si pasojë e numrit të lartë të popullsisë, por ai haset edhe në Shkodër dhe Dibër dhe zona të tjera veriore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH