Politikë

Votimi ELEKTRONIK/ Dalin rezultatet e kutive të para të numëruara në Vorë. PS në epërsi

Shkruar nga Liberale

Votimi ELEKTRONIK/ Dalin rezultatet e kutive të para të numëruara

Dalin rezultatet dhe të dy kutive të tjera në qytetin e Vorës, ku është aplikuar votimi elektronik.

Në Qendrën e Votimit nr. 1557/01/02, janë numëruar 162 vota, nga 1000 zgjedhës të regjistruar, duke shënuar një pjesëmarrje prej 16.2%. Sipas të dhënave zyrtare, 2 vota janë shpallur të pavlefshme.

Nga votat e vlefshme, rezulton se Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)” ka marrë 36 vota, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 105 vota.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 6 vota, PSD 3 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë, Partia Mundësia 6 vota, Lëvizja Bashkë 2 vota, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 1 votë.

Ndërkohë në Qendrën e Votimit nr. 1557/01/01, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka 46 vota.

Ndërkohë, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 76 vota.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 4 vota, PSD 4 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë, Partia Mundësia 2 vota dhe Lëvizja Bashkë 1 votë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH