Politikë

"Vota për PS, votë për BE", Rama vijon me zotimet: Pasaporta e Bashkimit Europian do të na çlirojë nga diskriminimi

Shkruar nga Liberale
"Vota për PS, votë për BE", Rama vijon me zotimet:

Kryeministri Edi Rama vijon të përsëritë se Shqipëria është më pranë se kurrë më parë antarësimit në Bashkimin Europian.

Si një përgjigje ndaj komentuesve në rubrikën ‘Sy më sy’, Kreu i qeverisë u ndal te imazhi që Shqipëria duhet të ketë dhe rëndësia e integrimit në BE.

“Si pjesë e BE-së, liria jonë do të jetë përfundimisht e garantuar, barazia e paprekshme dhe standardi i bashkëjetesës demokratike përfundimisht i pakthyeshëm në institucione. Pasaporta e BE-së do të na çlirojë njëherë e mirë nga pesha e diskriminimit.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë beson se bashkimi me familjen Europiane do të ndihmojë shumë ekonominë dhe do të rrisë investimet.

"Për 10 vjet morëm 1 miliard euro; me hyrjen në BE, të njëjtën mbështetje, vlerën prej më shumë se 1 miliard eurosh do ta marrim çdo vit, 300 milionë euro minimumi në vit për bujqësinë."- u shpreh ai.

Për të mundësuar Shqipërinë në BE dhe për të qenë të barabartë me shtetet e tjera anëtare, Rama tha se më 11 maj duhet të votohet vetëm Partia Socialiste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH