Politikë

Vota e diasporës/ Rama thirrje emigrantëve: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj! Fjala e çdo shqiptari jashtë vlen

Shkruar nga Liberale

Vota e diasporës/ Rama thirrje emigrantëve: Regjistrohuni për

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

 Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se regjistrimi deri më tani është premtues, por duhet të jetë edhe më i madh, sepse fjala e çdo shqiptari jashtë vlen.

Mes të tjerash Rama premton se në mandatin e katërt, do të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

"22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporës, 11 maji do të jetë një votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët e Evropës dhe botës do të votojnë nga jashtë kufijve nga aty ku janë me postë Kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë duhet të regjistrohet deri më  4 mars, sepse votimi bëhet me postë dhe koha për t’ia çuar fletën e votimit me një zarf është kohë e domosdoshme.

Deri tani numri i regjistruesve është premtues, por mund të jetë edhe më shumë. Fjala e çdo shqiptari jashtë kufijve vlen. Gjykimi i çdo kujt që e sheh progresin e Shqipërisë tonë të përbashkët vlen. Unë mezi pres që të shoh se cili do jetë gjykimi i shqiptarëve të botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të deridjeshme për Shqipërinë e respektuar nga bota si asnjëherë më parë, për Shqipërinë që në mandatin tonë të 4 do të hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit në BE."- thotë Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH