Politikë

Veliaj ofron garanci pasurore, në këmbim të lirisë, zbardhen DËSHMITË e tij dhe të Ajola Xoxës në gjykatë

Shkruar nga Liberale

Veliaj ofron garanci pasurore, në këmbim të lirisë, zbardhen

Avokatët mbrojtës kanë ofruar garanci pasurore për Erion Veliajn si dhe kanë kërkuar masën "detyrim paraqitje" për Ajola Xoxën.

Kjo është kërkesa e paraqitur prej tyre në seancën maratonë në GJKKO, ku aktualisht trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.

Veliaj kërkon kështu të hetohet i lirë dhe t’i rikthehet detyrës së kryebashkiak i Tiranës, ndërsa një masë e lehtë si ajo e "detyrim paraqitjes" është kërkuar edhe për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila është nënë e një fëmije të vogël.

Zbardhen dëshmitë e dhëna sot në GJKKO të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa garanci pasurore është kërkuar për Veliajn.

Avokati Ermir Beta i tha Anila Hoxhës se kërkoi masë më të butë për Veliajn, konkretisht “garancia do ishte e përshtatshme”, sipas tij.

Ndërkohë në fjalën e tij Veliaj tha: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të dielë edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes.
Ndërkohë prokurori tha: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH