Politikë

Tre kandidatët për kryetar të PD: Jozefina Topalli, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti

Shkruar nga Liberale

 

Tre  kandidatët për kryetar të PD: Jozefina Topalli, Jorida

PD-ja humbi përsëri. Sipas statusit të PD-së duhet që kryetari të jap jap dorëheqjen e dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë.

Për momentin duket se Berisha po shtyn debatin në PD, me akuzat për manipulim zgjedhjesh nga Rama. Por pyetja shtrohet se pse nga humbja në humbje dhe pse u fut në zgjedhje PD-ja me një kandidat për kryeministër që nuk jepte shpresë, pse nuk arritën të nxirrnin votuesit e pjesës gri,etj.

Brenda selisë së PD kanë filluar të flitet se kush duhet ta drejtojë PD-në, pas ikjes së Berishës. Gazmend Bardhi dhe Tomor Alizoti, dy figura të fuqishme politike në kupolë, duket se pas humbjes katosttrofale në qarqet e tyre, nuk ka kanë të drejtë morale kandidimi.

Jozefina Topalli, një figurë karizmatike, e cila ka qenë kryetare parlamenti, nënkryetare e PD, stoike dhe e pa akuzuar nga media e partitë. Ajo shikohet si një kandidate potenciale.

Jorida Tabaku, deputete aktuale dhe kandidate për deputete e cila u la jashtë nga Berisha, duke e nxjerrë në rrugë te listat e hapura, bëri supër fushatë. Ajo me votat që mori e vetme, me struktura demokrate kundër, arriti të marrë shumë vota, sepse demokratët e thjeshtë e duan si politikane.

Ilir Alimehmeti, mjek i njohur, i shumë pëlqyer nga demokratët, por sidomos nga pjesa gri e elektoratit, tamam një figurë e tillë duhet që PD të vijë në pushtet. Alimehmeti mori shumë vota, pa qenë militant salist, ai mbetet një kandidat që pëlqehet nga të gjithë.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH