Politikë

TENSIONET në parlament/ Vjen REAGIMI i Salinajit nga burgu: Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë

Shkruar nga Liberale

TENSIONET në parlament/ Vjen REAGIMI i Salinajit nga burgu: Krimi më i

Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu, në lidhje me qëndrimet e maxhorancës me deputetët e opozitës.

Me anë të një letre nga EIVP Fier, Salianji shprehet se shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. “Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik”, shprehet Salianji.

Letër nga IEPV FIER

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.

Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet,  si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës.

Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH