Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi, theksoi se grupi parlamentar i PD do të dorëzojë në Gjykatë Kushtetuese ankimimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira.
Në një deklarat% për mediet ai theksoi se qeveria favorizon oligarkët duke i taksuar 4 herë më pak se qytetarët e tjerë.
“Nesër përfaqësues të grupit parlamentar do të dorëzojnë në GJK kërkesën”, tha ai.
Bardhi u shpreh se vendi ka nevojë për një opozitë funksionale, por kjo po pengohet nga socialistët. Ai akuzoi mazhorancën se ka penguar funksionalitetin e opozitës në Kuvend, ndërsa shtoi se opozita vijon të jetë e gatshme për dialog me socialistët, për t’i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar në Kuvend.