Politikë

"Takimet në Konventën e CDU-së nuk ishin spontane"/ Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
"Takimet në Konventën e CDU-së nuk ishin spontane"/

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp me gazetarët, u ndal te emigracioni. Berisha u shpreh se nëse PD vjen në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë për të ecur drejt Perëndimit.

Berisha u ndal edhe te vizita që kreu së fundmi në Gjermani ku është shprehur se takoi miq të vjetër dhe miq të rinj, që sipas tij ishin të informuar për qëndrimet e PD-së, vendosmërinë e saj për të nxjerrë Shqipërinë nga narkodiktatura.

Por duhet ta them këtu, sot në agjendën e të gjitha qeverive më serioze, përfshi presidentin e SHBA, Trump, është problemi i trafikut njerëzor, i emigracionit, i refugjatëve. Partnerët, aleatët tanë e kanë shumë të qartë se me PD-në në pushtet, zero flukse trafikimi drejt vendeve të tjera. Nuk do ketë më emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë për të ecur drejt Perëndimit. Ligji, ata e dinë që është forcë e ligjit, shteti ligjor, PD”, tha ai.

Sipas tij, me një vokacion të palëkundur për tregun e lirë, por dhe trajtimin e çështjeve sociale me përgjegjësi të madhe, udhëtimi i tij drejt Gjermanisë, konsiderohet si një udhëtim drejt fitores, pasi pjesëmarrja pas kaq vitesh në një kongres, tregoi se përzemërsia ndaj demokratëve, ndaj përfaqësuesve të PD-së, ishte më e madhe se asnjëherë. Berisha tha se nuk ka gjetur ndonjëherë një përzemërsi të tillë në ndonjë konventë ndërkombëtare.

Ishte një udhëtim drejt fitores, pasi aty pata rastin të takoj shumë miq gjatë gjithë ditës”, u shpreh kryedemokrati.

Berisha theksoi se në Konventën e CDU-së, pati shumë shkëmbime miqësore mendimesh, shtrëngim duarsh, por që asgjë që ndodhi aty nuk ishte spontane.  

Gjithçka ishte organizuar, llogaritur dhe ishin takime të suksesshme dhe shumë domethënëse”, tha kreu i PD-së./ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH