Garda e Republikës nuk ka lejuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha të hyjnë në sallën, ku pritet të zhvillohet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore.
Gazment Bardhi së bashku me deputetë të Rithemelimit ka tentuar të futet me dhunë në sallën, ku do të zhvillohet mbledhja, në të cilën është parashikuar që të dëgjohen organizatat e Shoqërisë Civile.
Ndërkohë deputeti Flamur Noka dhe kolegët e tij demokratë dëgjohen duke thënë se "garda ka bërë shtetrrethim" dhe se nuk po i lejojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre.