Politikë

“Shqiptarët rol konstruktiv në sfidat integruese të Maqedonisë së Veriut”/ Lulzim Basha uron Talat Xhaferin pasi u zgjodh Kryeministër

Shkruar nga Liberale

“Shqiptarët rol konstruktiv në sfidat integruese të

Kreu i Partisë Demokratike, në një postim në rrjetet sociale ka uruar Talat Xhaferrin për zgjedhjen si i pari Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Basha shkruan se “pa rolin konstruktiv dhe përshkushtimin për vlerat euroatlantike të shqiptarëve, do ishte e vështirë që Maqedonia e Veriut të ishte anëtare e NATO-s dhe të hapte negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Postimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:

Urime Talat Xhaferrit, Kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Pa vizionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Ali Ahmetit, kjo do të ishte e pamundur.

Pa rolin konstruktiv dhe përshkushtimin për vlerat euroatlantike të shqiptarëve, do ishte e vështirë që Maqedonia e Veriut të ishte anëtare e NATO-s dhe të hapte negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Maqedonia e Veriut dëshmoi edhe sot një shembull për bashkëjetesën ndëretnike dhe rolin e shqiptarëve si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Duke i uruar suksese Talat Xhaferit, urojmë dhe shpresojmë që rruga europiane e Maqedonisë së Veriut të mos ndalet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH