Politikë

"Shqipëria europiane, një realitet i prekshëm”/ Spiropali: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

Shkruar nga Liberale

"Shqipëria europiane, një realitet i prekshëm”/

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti një deklaratë për mediet, ku foli për mospublikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Vorë.

Politikania u shpreh se rezultati duhet të ishte publikuar që nga mbrëmja e djeshme, teksa shtoi se “nisi si një votim elektronik, por nuk përfundoi i tillë”.

“Shqipëria europiane nuk është më një ëndërr por realitet i prekshëm. Këtu në Vorë rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ky është qëndrimi jonë dhe i yni. Ne besuam votimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10, për ta dhënë rezultatin në kohë reale.

Me një diferencë të thellë për shkak të punës që kemi bërë këtu, gjatë punës së madhe në terren. Është procesi teknik i përcjelljes së rezultatit, i takon KQZ të shpallë rezultatin në atë që ishte një votim elektronik por që nuk përfundoi i tillë.

Diferenca është thelluar me PS-në… Ata nuk i kanë kthyer asnjëherë sytë nga Vora, kanë ardhur dje për sherrnajë, por e morën përgjigjen”, u shpreh Spiropali.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH