Politikë

“Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së”, Rama i bindur: Më 16 Maj vendi ynë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës

Shkruar nga Liberale

“Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së”,

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën e “Sy m’Sy" foli për Samitin e Komunitetit Politik Europian më 16 Maj në Tiranë.

Rama u shpreh se më 16 Maj, Shqipëria do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës, teksa këtë e ka quajtur një promovim të Shqipërisë në të gjitha aspektet.

“Do të jenë të tërë në Tiranë në 16 Maj. Tirana do të jetë epiqendra e politikës europiane në një moment historik për Europën ku janë shumë tema të ndërthurura dhe Europa duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me sigurinë, rritjen ekonomike, rritjen e pabarazisë, mjetet per zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës.

Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë dhe Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Do të jetë një promovim i Shqipërisë, rritjes së kuotave në arenën ndërkomëbtare, forcimit të imazhit, fuqizimit të dinjitetit, por patjetër do të jetë edhe një moment tjetër promovimi i Shqipërisë turistike”, shprehet Rama.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH