Politikë

Rama takim me shqiptarët në Kretë dhe Athinë më 29-30 mars: Hidhini votën tuaj tek numri 5, për Shqipërinë në BE!

Shkruar nga Liberale

Rama takim me shqiptarët në Kretë dhe Athinë më 29-30

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në rrjetin social Facebook, në rubrikën Sy m’sy, se takimi i tij i radhës me diasporën do të mbahet më 29 mars në Kretë, ndërsa më 30 mars do të jetë në Athinë për një takim me emigrantët shqiptarë.

Mes të tjerash kreu i qeverisë i ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin numrin 5, për të siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për të mundësuar marrjen e pasaportës europiane.

“Hidhuni këtej, hidhuni siç po bëjnë plot. Në Vlorë sonte janë plot me demokratë, braktiseni kënetën. Bëhuni me PS këtë herë, hidheni votën te kutia 5, për Shqipërinë në BE, për pasaportën e BE, për veten e fëmijët tuaj. A ndjesë se na qenkan mërzitur nga disset e mia me Lulin edhe disa që e shkruajnë emrin në greqisht. Shiheni më 29 mars Kreta, 30 mars në Athinë.”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH