Politikë

Rama nuk i ndahet Bashës, e ironizon sërish nga Fieri për vizat me BE-në dhe SHBA-në

Shkruar nga Liberale

Rama nuk i ndahet Bashës, e ironizon sërish nga Fieri për vizat

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë me Lulzim Bashën ndonëse nuk do ta ketë rival kryesor në zgjedhjet e 11 majit. 

Nga Fieri ku ishte në një takim elektoral, Rama ka bërë ironi me Lulzim Bashën, kreun e Koalicionit Euroatlantik për premtimet e tij për heqjen e vizave amerikane dhe ato të BE..

“E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin, ishalla nuk më ikën më. Pasaportat në BE pa qenë në BE, i jep vetëm Lul Basha. Sic tha do heqë vizat me Amerikën. I ka vënë emrin koalicionit euroatlantik, me ata flokët që nuk i lëvizin, sic shtrihet ngrihet. Dhe fle me mua ai”, tha Rama.

Kontrollet, tha Rama vijojnë, me dokumentacionin, ndërsa me pasaportën e BE, nuk ke asnjë prej këtyre kontrolleve.

Nga Fieri, ku ka prezantuar kandidatët e qarkut për zgjedhjet e 11 majit, Rama ka bërë thirrje për ti dhënë votën PS me qëllim që të cojë përpara procesin e integrimit në BE.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH