Kryeministri Rama po merr pjesë në Konferencën e 61-të të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, krah liderëve botërorë, për të diskutuar mbi sfidat e politikës globale të sigurisë.
Me prioritet shihet diskutimi në panelin “Zgjerimi i BE-së”, ku nesër Rama do të diskutojë së bashku me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, dhe komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos.
Gjatë vizitës, kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në fushën e sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit.