Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë.
Partia Socialiste ka marrë në këtë njësi 5304 vota, ose 49,03%, ndërsa Partia Demokratike 3498 vota, ose 32,34%.
Rezultatet paraprake nga qarku më i madh elektoral, Tirana, tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 39,601 vota, ose 47.9% të totalit të votave të numëruara deri tani, duke siguruar përkohësisht 19 mandate.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – ASHM me 28,948 vota (35%) dhe 14 mandate.