Politikë

PS drejt një fitoreje të madhe në Tiranë, Spiropali: Opozita më e dobët në raport me veten

Shkruar nga Liberale

PS drejt një fitoreje të madhe në Tiranë, Spiropali: Opozita

PS po shkon drejt një fitoreje më të thellë nga çfarë pritej në qarkun e Tiranës. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali e pranoi se fitorja veç meritës së PS po ndihmohet edhe ngaqë opozita është më e dobët se kurrë.

“Është një rezultat fantastik, një thellim i fitores së PS këtu në Rrogozhinë. Një punë e madhe e bërë nga PS, ekipi dhe kandidatët. Këtu procesi ka qenë i rregullt por edhe fushata e qetë. Qytetarët na kanë mbështetur me një votë masive”.

“Kjo është një ditë e bukur për Rrogozhinën, por edhe për Tiranën, jo vetëm për fitoren e PS por për fitoren e Shqipërisë europiane. Nuk është hera e parë që po e them. Dhe sigurisht nuk jam unë për ta parashikuar se vullneti i zgjedhësve duhet të lexohet deri në fund, por synimi ynë është 20 mandate në qarkun e Tiranës për PS dhe Edi Ramën.

“Janë më të dobët në raport me veten, të vërtetën dhe publikun prandaj kanë marrë edhe rezultatin. Nuk e kemi bazuar fitoren tonë tek dobësia e tyre, por tek puna jonë”,  - tha Spiropali.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH