Politikë

Protesta për Berishën, aktori Neritan Liçaj: Nuk e përkulin kurrë, nuk na mposhti Roma, as Bizanti… dhe jo Rama!

Shkruar nga Liberale
Protesta për Berishën, aktori Neritan Liçaj: Nuk e

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, janë mbledhur edhe sot poshtë banesës së tij në protestë, ndërsa mes tyre ka qenë edhe aktori i njohur Neritan Liçaj.

Ai u shpreh se “pinjollët e Enver Hoxhës janë edhe sot në pushtet” dhe se sërish duhet që demokracia dhe liria t’i jepen popullit shqiptar duke e nisur nga rrugicat e Tiranës si para 34 vitesh.

Liçaj theksoi se dihet mirë që Berishën nuk do mund “ta përkulin kurrë”, gjë që sipas tij e dinë SPAK, rilindja, media, etj.

“Pinjollët e Enver Hoxhës janë edhe sot në pushtet, kemi po të njëjtët Spiro Koleka, etj. Mua më vjen keq për një gjë, që pas 34 vitesh ne përsëri duhet ta nisim nga rrugicat e Tiranës për t’i sjellë demokraci dhe liri gjithë popullit shqiptar. Jemi një popull që kemi luftuar shumë, por gjithmonë jemi ngritur.

"Nuk na mposhti dot Roma, Bizanti dhe nuk do të na mposhtin kurrë për sa kohë do të ketë zemra të lira që rrinë përballë regjimit të Edi Ramës të përzierë me pak liberalizëm, komunizëm e fashizëm. E dimë mirë që Berishën nuk do e përkulin kurrë, e di SPAK, Rilindja, mediat, sorosistët, etj”, tha Liçaj mes të tjerash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH