Politikë

Popullsia e moshuar më e lartë në numër, ministri Ervin Mete: Do të rishikojmë skemën e pensioneve

Shkruar nga Liberale
Popullsia e moshuar më e lartë në numër, ministri Ervin

Popullsia e moshuar më e lartë në numër, ministri Ervin Mete: Do të rishikojmë skemën e pensioneve

Bazuar në të dhënat e INSTAT, në 12 qarqe, popullsia e moshuar është më e lartë se popullsia në moshë të re.

Duke u nisur nga kjo ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, tha në konferencën vjetore se do të rishikojnë skemën e pensioneve.

“Sa i përket të moshuarve, unë e përmenda që zhvillimet demografike janë ndër ato arsye që informojnë dhe qasjen që ne duhet të kemi për një vlerësim të dytë pas një dekade për skemën e pensioneve. Duke pritur dhe rezultatet e censusit, besoj do të kemi më tepër informacion për ta pasur parasysh vlerësimin”.- u shpreh Mete.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH