Politikë

Përplasje mandatesh në Durrës, PS kryeson me 51.53% nga 117 kuti të numëruara

Shkruar nga Liberale

Përplasje mandatesh në Durrës, PS kryeson me 51.53% nga 117 kuti

Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri më tani 90 qendra votimi nga 494 në total. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 17.511 vota ose 51.53%. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 13.794 vota ose 40.59%.

839 vota ose 2.47%  kanë shkuar për Partinë Mundësia, kurse për nismën Shqipëria Bëhet 802 vota ose 2.36%. Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Durrësit ka marrë 408 vota ose 1.20%.

Deri më tani, të përkthyera në mandate Partia Socialiste merr 8 mandate në qarkun e Durrësit, kurse Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr 6 mandate.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH