Politikë

"Oj zonjë më lini ta mbaroj", Komisioni Shëndetësisë nis me debate, përplaset Vokshi dhe Ndreca: Pse po më ndërprisini moj?!

Shkruar nga Liberale

"Oj zonjë më lini ta mbaroj", Komisioni

Ka nisur me tone të ashpra dhe debate mbledhja e Komisionit hetimor, lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Burime për mediet bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme të komisionit për shëndetësinë, ka patur përplasje mes Plarent Ndrecës dhe deputetes Albana Vokshi.

Dy deputetët kanë debatuar për rolin e sekretarit të komisionit dhe për një mosmarrveshje, lidhur me shtyrjen e orarit të komisionit.

Socialistët kërkuan sot që kryetarja e komisionit, Albana Vokshi të informojë sekretarin, por kjo nuk është pranuar nga Vokshi, e cila e ka konsideruar si përpjekje për të monopolizuar drejtimin e komisionit.

Ndreca iu drejtua Vokshit duke thënë se po thyen Kodin e Etikës.

Pjesë nga debati mes tyre: 

Plarent Ndreca: Thjesht nuk po krijojmë komunikimin që duhet mes njëri tjetrit dhe të kemi besimin se çdo organ funksionon mbi bazë besimi dhe harmonie. Kemi komunikuar së bashku, u kam thënë që kolegët janë të zënë, ka qenë Javë e Gjelbër.

Nuk kishte asnjë tendencë. Kemi qenë korrekt për sot. U kërkua nga një koleg shtyrja u gjet mirëkuptimi. Me gjithë mirëkuptimin nuk arritëm që të gjenim të gjithë momente të lira për në orën 12:00. Sa i përket çështjes së sekretarit, është ai që drejton nga pikëpamja administrative të gjithë procesin. Edhe kryetarja duhet të informojë për gjithçka sekretarin.

Albana Vokshi: Çfarë po thoni? Unë të informoj sekretarin?

Plarent Ndreca: Pse po më ndërprisni?

Albana Vokshi: Tërhiqeni mbrapsht, kjo është non sens. Po të jetë ashtu, se ju jeni edhe jurist, hajde të ikim ne. Nëse sekretari është vetëm për letrat…asnjë shantazh ndaj stafit. Harroni shantazhet ndaj stafit.

Plarent Ndreca: Nuk ka asnjë presion. O zonjë më lini ta mbaroj.

Albana Vokshi: Thoni gjërat sikur janë, zbatimi i ligjit

Plarent Ndreca: Nuk ka asnjë pengesë, nuk mund të them cfarë do ti, po ligji. Ajo që po them unë…Sekretari nuk të merr leje ty cfarë bën, është ai që drejton pjesën administrative. Informimi nuk do të thotë asgjë, ti sapo informove publikun dhe jo më sekretarin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH