Politikë

“Numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit”, Rama thirrje shqiptarëve: Investoni votën për të vazhduar pa ndalesë negociatat me BE

Shkruar nga Liberale

“Numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11

Kryeministri Edi Rama bën thirrje që çdo shqiptar duhet të votojë numrin 5 në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 maji.

Kreu i qeverisë thotë se kjo është rruga për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“MIRËMËNGJES dhe me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pashaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH