Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Deputetja e Partisë Socialiste u shpreh në mbledhjen e komisionit hetimor se do të japë sqarime në SPAK dhe jo tek mbledhja.
“Ky është komision ligjesh jo hetimor. Po ushtroj detyrën time. Nëse kam diçka për ta sqaruar do e sqaroj atje. Po jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme”, në përgjigje të deputetit Dashnor Sula që kërkoi që mbledhja të drejtohet nga Dhurata Çupi.