Politikë

Kryeministri Rama sërish vizitë në Bashkinë e Tiranës, takim me dyer të mbyllura me nënkryetarët

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Rama sërish vizitë në Bashkinë e Tiranës,

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës, ku bèhet me dije se është takuar me nënkryetarët. 

Kjo është hera e tretë që kryeministri shkon në bashkinë e kryeqytetit pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, ndërkohë që në krye të Bashkisë më të madhe në vend u komandua nënkryetarja Anduena Ristani.

Në një deklaratë 2 ditë më parë Rama u shpreh se kryebashkiaku Veliaj nuk do të shkarkohet ndërsa akuzoi SPAK se ka dalë nga shinat kushtetuese. GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg ndaj kryebashkiakut Veliaj, pas një seance maratonë që zgjati mbi 6 orë, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u vendos masa e sigurisë "detyrim paraqitje". 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH