Politikë

Kreshnik Spahiu: SPAK mbështet nga SHBA, Dumani nuk është i preferuari i Ramës

Shkruar nga Liberale

Kreshnik Spahiu: SPAK mbështet nga SHBA, Dumani nuk është i

Shprehet Kreshnik Spahiu ne lidhje me SPAK dhe  shprehet se kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, nuk mbështeten nga kryeministri Edi Rama, por nga SHBA.

Ai tha se Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës dhe shtoi se dalja e tij e djeshme për mediat, kishte si qëllim të bindte publikun se ishte i pavarur.

Kreshniku shtoi se beson se në muajin shkurt SPAK do të ndërmerrë tre goditje të mëdha ndaj faktorëve të rëndësishëm politik.

“Muaji shkurt do jetë një muaj zjarr, që me çështjet që do të ndiqen do të eklipsojnë edhe atë të Berishës. Parashikoj që do të ketë 3 goditje të mëdha. Këta nuk janë më prokurorët që hipnin në autobus, por kanë një infrastrukturë mbrojtëse me makina, me shoqërues

Janë të njëjtët prokurorë që punojnë në kushte dhe rrethana të tjera dhe është pozitive që ata po shfaqin një tjetër anë të medalies, që ata nuk mund ta bënin të mundur në kushtet e vështura. Në të gjithë daljen që ka bërë Dumani, ka qenë të bindë publikun se ky SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Edi Ramës.

Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës. Janë disa pushtete antagoniste në këtë moment, që i shërbejnë publikut. Pra unë mendoj se Altin Dumani dhe SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Ramës, por nga SHBA”, tha Spahiu.

Komentet Spahiu i bëri në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH