Politikë

Klotilda Bushka nën hetim/ Rama: SPAK ka mbështetjen tonë, nuk japim pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia

Shkruar nga Liberale

Klotilda Bushka nën hetim/ Rama: SPAK ka mbështetjen tonë, nuk

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në Kryesinë e Kuvendit në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Bushka, është vënë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet se ka penguar zbulimin e së vërtetës lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt.

Gjatë fjalës së tij, Rama i ka dalë në mbrojtje Bushkës dhe tha se është e papranueshme që deputetja e ka marrë vesh nga televizioni lajmin që po hetohet.

"Qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezevra të drejtësië, institucionecve që kanë detytrë të bëjnë luftë kunër korrupisonin mbete ti pandryshuar, ajo që dnrsyhon është që ne kemi detyrë të kontirubuojmë jo thjeshte me mbëhstetjen institucionale dhe politike ndaj instituciove ttë reja të drejëtsisë por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurrorëve dhe gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe me garantimin e standardeve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën se me të ardhmen. Republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën.

Kjo ëhstë një Republikë Parlamentare ku pushtetet janë të pavaruara, nuk është vetëm drejtësia e pavarur. Këtu kemi një problem dhe këtu duhet të marrim një përgjegjësi për faktin se sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina” sipas asaj pale të gjithë janë për burg, të gjithë janë për litar, të gjithë janë oër tu vrarë dhe tjera është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe shënjestron me libër shpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke filluar nga drejtuesi i SPAK i cili ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin tonë sa i përket baltës që ka marrë dhe merr familjarisht. Për mua është e pakoncepueshme që Klotidlda Bushk,a pa diskutuar fare a ka a s’ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe, e merr vesh nga TV dhe e merr vesh duke dëgjuar gazetarët specialë. Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia. Por ndryshe nga deri dje, kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljve flagrantë të standardeve."- u shpreh Rama. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH