Politikë

Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, do të diskutohen ndryshimet në qeveri

Shkruar nga Liberale
Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, do të diskutohen ndryshimet

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka mbajtur fjalën e tij para mediave pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste.
 
Klosi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ai gjithashtu shtoi se nesër në orën 08:00 grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e rradhës ku do diskutohen ndryshimet e reja.
 
“Jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës.
 
Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet,” tha Klosi.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH