Politikë

Joan Pelushi u zgjodh kryepeshkop i ri, Rama: Zoti ta mbrojë e udhëzojē në misionin e tij!

Shkruar nga Liberale
Joan Pelushi u zgjodh kryepeshkop i ri, Rama: Zoti ta mbrojë e

Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës prej vitit 1998 imzot Joan Pelushi, u zgjodh si pasues i Kryepeshkopit Anastas nga Sinodi i Shenjtë, autoriteti më i lartë i kishës ortodokse të Shqipërisë me vota unanime.

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook ka uruar Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, ndërsa shprehet se në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, është zgjedhur ndër shqiptarët më të mirë.

Reagimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH