Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko, është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ai u pyet në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit.
Çuko deklaroi se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për vrasjet e 4 protestuesve në janar të 2011, ndërsa theksoi se në atë protestë u vranë 4 persona dhe nuk mund të lihet pa u zbardhur si ngjarje.