Politikë

Ilir Beqaj tregon se për çfarë dëshmoi në SPAK, e pyesin për lidhjen me Kurtulajn, ish-ministri: Nuk di t'i jap makinës

Shkruar nga Liberale

Ilir Beqaj tregon se për çfarë dëshmoi në SPAK, e

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur pas dëshmisë së dhënë sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai u shpreh para gazetarëve se është paraqitur në SPAK në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit.

“Edhe sot u paraqita në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. Kam qenë në dispozicion të hetimeve. Sot vazhduam me pyetjet për sterilizimin. Diskutuam dhe për gazin, madje dhe për aneksin 8.

Aneksi 8 është pjesë e dokumenteve standarde të tenderit. Sot erdha me ndihmën e avokatit, me makinën luksoze Tuareg. Lidhjen time me Ermalin e kam thënë. Unë nuk di t’i jap makinës, s’kam leje drejtimi.”, u shpreh Beqaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH