Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, ngjarje të cilësuar prej saj si një akt terrorist. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehet se përgjegjësit e këtyre akteve duhet të marrin ndëshkimin e merituar.
“Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon.
Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar.
Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin.”, shkruan Elisa Spiropali.