Shkëlzen Berisha ka reaguar, lidhur me vendimin e GJKKO për vendosjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për babain e tij, Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkëlzeni tha se arrestimi dhe izolimi i liderit të opzoitës është kartolina e Edi Ramës për vitin e ri.
“Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës”-shkruan ai.
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën.
Ashpërsimi i masës erdhi pasi Berisha nuk zbatoi masën e dhënë më herët “detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet për ish-kompleksiin sportiv “Partizani”, i akuzuar për korrupsion pasiv.