Politikë

Habit Berisha: Statuset e Veliajt në Facebook i shkruan Rama, në planet e tij kërkon ta zëvendësojë me Bashën!

Shkruar nga Liberale

Habit Berisha: Statuset e Veliajt në Facebook i shkruan Rama, në

Kryetari i PD Sali Berisha, ka ngritur dyshime se statuset të cilat botohen në rrjetet sociale të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, shkruhen nga kryeministri Eid Rama. I ftuar në News 24 në emisionin "Kjo Javë" me Nisida Tufën, Berisha tha:

“Merr lexo artikujt që shkruante me emrin Bledi Mane, Edi Rama. Nxirrte të gjitha shpërthimet e ujërave të zeza. Ishin copy paste e atyre artikujve, atyre e kuptova. Më vonë doli se Erion Veliaj nuk ka shkruar asnjë status. Kjo është makbethiane. Nuk mund të manipulosh. Këtu pastaj hyn në lojë SPAK, nuk mund të pranojë të tilla veprime nga askush.
Meritojnë të gjithë ata që krijojnë kryetaren e deleguar, jo vetëm e shkarkojnë Goxhajn, por edhe e shkarkojnë nga puna. Ajo firmë është e Veliajt, si doli ajo nga qelia?”, tha ai.

Dialogu që ka nisur në rrjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, për kryeministrin Edi Rama është një “win win story”.

Berisha tha se Rama kërkon ta zëvendësojë Bashën me kryebashkiakun Erion Veliaj që ndodhet në burg, ndërsa Basha kërkon të qarkullojë si personazh.

“Lul Basha dhe Edi Rama është win-win story. Rama përpiqet ta zëvendësojë lali vjedhësin me lali Lulin.

Luli përpiqet ta qarkullojë emrin me Edin e mendon të jetë personazh. Nuk është vetëm se një skeç qesharak dhe shqiptarët e dinë që janë shumë bajate”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH