Politikë

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj në protestën e PD-së: Po ne, dele jemi?

Shkruar nga Liberale

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen

Aktori Mehdi Malkaj foli në protestën e thirrur nga PD kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

“Nuk bëhet gjë pa protestë, grekët e dogjët Athinën, serbët e shqyen qeverinë. Po ne, pse dele?! Ne s’kemi historik delesh. Duhet të merrni pjesë në votime dhe të votoni për këtë që quhet ndryshim, se vdiqëm”, u shpreh aktori.

Pas tij, fjalën e morën të rinjtë pjesëmarrës në tubim, të cilët u shprehën “nuk është TikTok-u problemi në vend” dhe se nuk duhet të censurohet fjala e lirë.

Protesta nisi në orën 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë dhe pritet të mbyllet në orën 21:00.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH