Konferenca për shtyp e Ramiz Alisë, President i Republikës së Shqipërisë në Tiranë (Foto nga Michel SETBOUN/Gamma-Rapho përmes Getty Images)
Është ky interesi i jashtëzakonshëm i mediave të huaja në një nga konferencat për shtyp të Ramiz Alisë, kohë kur regjimi i kishte ditët e numëruara.
Ramiz Alia u përpoq të ndërronte sistemin paqësisht në vitin 1990, duke pranuar pluralizmin politik. Shqipëria ishte e fundit në bllokun lindor që vendosi të ndërronte sistemin, por izolimi i gjatë dhe udhëheqja me dorë të hekurt nga Enver Hoxha kishte shtuar kureshtjen e perëndimit për vendin tonë.