Politikë

FOTO E DITËS: Momenti kur Erion Veliaj zbret nga furgoni i policisë dhe niset drejt Apelit të GJKKO

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Momenti kur Erion Veliaj zbret nga furgoni i policisë

Ka rinisur pak çaste më parë seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliajn.

Kryetari i Bashkisë më të madhe në vend, siç është Tirana, është paraqitur sot sërish në Gjykatën e Apelit të Posacëm, për t'u njohur me vendimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi mbi masën e sigurisë ndaj tij. 

Ndërkaq, avokatët Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar që të shqiptohet një masë më e butë sigurie për Veliajn, duke ofruar garanci pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik për prishje të provave.

Veliaj pritet të mbajë një fjalë para gjyqtarit Engert Pëllumbi, ndërsa ky i fundit do të vendosë nëse kryebashkiaku do të lirohet nga qelia ose jo. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH