Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në seancën e sotme që po mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuara, ka kundërshtuar provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet.
Ai ka pretenduar se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare, raporton gazetarja Anila Hoxha.
“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, mësohet të jetë shprehur Veliaj.