Politikë

Dosja Partizani/ GJKKO shtyn sërish vendimin për Berishën

Shkruar nga Liberale

Dosja Partizani/ GJKKO shtyn sërish vendimin për Berishën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka marrë vendimin për shtyrjen e seancës gjyqësore për dosjen “Partizani”, ku nën hetim janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ku pritet të përcaktohet fati i këtij procesi të zvarritur. Togat e zeza vendosën të marrë kohë shtesë dhe ta bëjnë publik vendimin më 23 prill në orën 13:00.

Kjo për shkak se avokatët mbrojtës të personave nën hetim kanë kërkuar pavlefshmërinë e akteve të dosjes dhe pushimin e çështjes penale, duke argumentuar se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale.

Sipas tyre, aktet e ekspertimit janë të pavlefshme pasi janë kryer nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe jo nga ekspertë të specializuar, siç parashikon ligji.

Gjithashtu, mbrojtja ka kundërshtuar provat lidhur me ndryshimin e destinacionit të kompleksit sportiv “Partizani”, duke theksuar se ky vendim është marrë nga Edi Ramës dhe jo nga Berisha. Në këtë kontekst, avokatët kanë ngritur pikëpyetje pse Rama nuk është pyetur në lidhje me këtë çështje.

Tre janë opsionet që gjykata po shqyrton: pranimi i kërkesës së Prokurorisë për ta çuar çështjen në gjykim, kthimi i dosjes për hetime të mëtejshme, ose pranimi i kërkesës së mbrojtjes për pushimin përfundimtar të çështjes.

Kujtojmë se që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

SPAK e akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv dhe përfitim.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH