Politikë

"Do të rritim pensionet, rrogën mesatare do e çojmë 1200 euro", Berisha bën premtimet: Nafta dhe energjia për bizneset do të ulen

Shkruar nga Liberale

"Do të rritim pensionet, rrogën mesatare do e çojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar programin e tij, duke u shprehur se do të nxjerrë Shqipërinë, sipas tij, nga honet e varfërisë ekstreme në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. 

Berisha premtoi se do rriten pensionet për të moshuarit, ndërsa rroga mesatare do jetë 1200 euro.

“Nuk do ketë shqiptar që do marrë më pak se 200 euro. Do rriten pensionet. Rroga minimale do jetë 500 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro. Nuk do preket rroga maksimale sepse diferenca mes rrogës mesatare dhe rrogës maksimale është më e thella se në çdo vend tjetër që unë di në planet. Se kështu e bënë këta në mendësinë e tyre”, u shpreh kryedemokrati.

Ai shtoi se do të ulet çmimi i energjisë për bizneset, si edhe çmimi naftës.

“Ne do i rikthehemi fuqishëm në mënyrë që qytetarët shqiptarë ta blejnë energjinë sa më lirë. Do ulet energjia për bizneset, do zbresë nga 24 lekë në 6 lekë. Do ulet energjia për qytetarët, do zbresë në 7 lekë. Do ulet nafta”, deklaroi kreu i PD-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH