Politikë

“Do kemi një parti të re”/ Alibeaj zbulon DETAJE: Kemi gjithçka gati, edhe programin

Shkruar nga Liberale

“Do kemi një parti të re”/ Alibeaj zbulon DETAJE: Kemi

Deputeti Enkeljed Alibeaj ishte këtë të martë i ftuar në një emision televiziv ku foli për situatën e re në të cilën ndodhen deputetët demokratë. Ai tha se ndarja në bazë e Partisë Demokratike, është ideologjike, politike dhe ajo është një ndarje e hershme.

Alibeaj tha se pas 3 viteve betejë në kampin opozitar, tashmë është nevoja e krijimit të një strukture politike të re te e cila njerëzit të kenë besim.

“Ka një identitet sot në shoqërinë shqiptare që njihet si një grup njerëzisht të cilët i kanë qëndruar fortë vlerave fondamentale, si marrëdhëniet me perëndimin, drejtësinë, konceptin e “non gratave”, nevojën që një parti demokratike do duhet të largojë simptomat e korrupsionit të dikurshëm, e mbi të gjitha me nevojën e madhe që opozitat, për të sfiduar regjimin e Ramës do duhet të kenë një fytyrë ndryshe dhe një ofertë të re politike.

Për këtë arsye, po ka një identitet politik, ka qëndrime politike, ka edhe struktura e burime njerëzore, të cilat deri dje quheshin si partia zyrtare e Partisë Demokratike. Për më tepër kemi edhe një program politik. Kështu që janë të gjitha premisat, madje sot e kërkon historia politike e këtij vendi këtë formacion të ri. Kur do krijohet, si do krijohet dhe kush do i bashkohet, kjo është çështje tjetër. Unë jam me idenë se ky proces do të ndodh shpejtë e do të ndodh tani”,-tha Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se pjesë e strukturave do të jenë të gjithë ata që kanë funksionuar gjithmonë si pjesë e PD, por kanë qenë ideologjikisht të përçar me grupin që tashmë është partia zyrtare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH