Edhe delegacioni i BE në Shqipëria ka reaguar pas dakordësisë mes mazhorancës dhe Rithemelimit, për ngritjen e komisioneve hetimore.
“Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament”, thuhet ndër të tjera në reagon.
Po ashtu thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.
Reagimi i delegacionit të BE në Shqipëri:
Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.
Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.