
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e PD, Flamur Noka, pas një përplasjeje verbale gjatë diskutimeve në sallën e Kuvendit.
Ishte Noka i cili akuzoi shumicën qeverisëse për korrupsion dhe abuzime me pronat dhe koncesionet, duke përmendur me emra dhe praktika që sipas tij “vjedhin Shqipërinë”.
Kryetarja e Kuvendit ndërhyri duke i kërkuar Nokës të ndalonte, me arsyetimin se nuk po fliste për procedurë, siç kishte kërkuar fjala fillimisht. Pas disa paralajmërimeve për disiplinë dhe ndërprerje të vazhdueshme, Spiropali vendosi përjashtimin e tij nga seanca.
Pjesë nga debati:
Noka: Kur jo vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…
Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhashë fjalën tre herë dhe nuk e përdore për procedurë. Kur të marrësh fjalën këtu do flasësh sërish. Të përshëndes. Të lutem..ka mundësi. Je i përjashtuar nga seanca. E dëgjon gjuhën e atij ti…Zoti Noka largohuni nga foltorja.
Po ju respektoj në maksimum për cdo procedurë, nuk duroj dot as fyerje, as zaptim të foltores. Largohu se je i përjashtuar.