
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se nuk do t’i bashkojë votat me PS për krijimin e një drejtësie të re, pavarësisht sulmeve ndaj SPAK.
Ai tha se nuk mund të bashkëpunojë me një organizatë kriminale, duke shtuar se PD do të angazhojë institucionin më serioz në botë, Komisionin e Venecias.
Unë kam denoncuar dhe denoncoj Spak si organizatë kriminale dhe kam bërë sqarimet e mia dje para jush, çdo prokuror BKH por nënkuptoj ata prokurorë që mbyllin krime, ata që me dokumente zyrtare marrin gjoba, gjobisin vrasësit për të manipuluara dosjet, unë s’do ta bëja kurrë deklarata të tilla jam ish president.
PD do angazhojë institucionin më serioz në botë më të ditur me ligjbërje që është Komisioni i Venecias, kemi nisur një farë pune me ekspertë të shquar dhe të gjejmë rrugë se populli do zgjidhje.- tha Berisha në një takim me gazetarët.