Bashkëshorti i ish-ministres, Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurinë e Posaçme.
Teksa është pyetur ga gazetarët se për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug, Gaçi nuk ka preferuar që të japë komente. Ai ka vijuar të ecë, madje duke buzëqeshur.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme, pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, ka sekuestruar pjesën e dytë të sipërfaqes së investimit strategjik të bashkëshortit të Olta Xhaçkës.
SPAK ka regjistruar një procedim penal, përsa i përket një kallëzimi të bërë nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i cili pretendon se nga ana e Bashkisë Himarë, e cila drejtohej nga Jorgo Goro, bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar një pronë në mënyrë të parregullt për të bërë të mundur ndërtimin e një trualli tjetër në këtë pronë, me dokumente jo të rregullta e të falsifikuara.